sitemap
Kolegji Fama

Informata » Universitetet dhe kolegjet e akredituara në Kosovë » Kolegji Fama

Postuar me: 30/01/2011 11:32pm

Kolegji ”FAMA”, i themeluar në Kosovë si institucion privat i arsimit të lartë është i angazhuar në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimeve shkencore dhe ka disa objektiva të cilat janë të shënuara në Statutin e Kolegjit “FAMA”. Si datë e themelimit të Kolegjit ”FAMA” njihet 12 maji i vitit 2003.

Kolegji “FAMA”, në gjithë veprimtarinë e tij, ka për mision të kontribuojë në zhvillimin e Arsimit të Lartë, arsimimin cilësor universitar dhe pasuniversitar në fusha të ndryshme profesionale, edukimin me vlerat më të mira morale dhe zhvillimin e kërkimit shkencor me qëllim që të sigurojë praninë e specialistëve të aftë profesionalisht dhe të pastër moralisht, që mund të shpien përpara procesin e zhvillimit ekonomik e shoqëror ne Kosovë.

Kolegji “FAMA” në të gjithë veprimtarinë e tij si institucion jofitimprurës udhëhiqet nga parimet e respektimit të drejtave të njeriut, të humanizmit, të barazisë shoqërore midis shtresave të shoqërisë si dhe midis racave, feve dhe kombësive të ndryshme.