sitemap
Shkolla e Lartë Profesionale e Mjekësisë BioMedica

Informata » Universitetet dhe kolegjet e akredituara në Kosovë » Shkolla e Lartë Profesionale e Mjekësisë BioMedica

Postuar me: 30/01/2011 11:49pm

Shkolla e Lartë Profesionale e Mjekësisë BioMedica është përkushtuar të ofrojë shërbime më të mira arsimore e profesionale në nivel rajonal në përputhje të plotë me trendet përkatëse në Evropë, vizionit të Kosovës si një shtet i integruar në bashkësinë e kombeve të avansuara.

Për këtë qëllim BioMedica do të zhvillojë programe Bachelor dhe programe të shkurtëra aftësimi në fushën e mjekësisë për studentët tanë, qoftë ato të rinjë dhe ato për zhvillim të mëtejmë dhe riorientim në karierë, të mund të jenë të krahasueshëm dhe konkurent për nga kompetenca, shkathtësia dhe dijet me cilindo institucion në rajon.

BioMedica do të ofrojë shërbime unike arsimore e profesionale, në fusha e profile që do të kërkojnë shkathtësi dhe cilësi unike.