Carinthia ka për kryeqytet Klagenfurt dhe ka një popullsi prej afër 560 mijë banorë. Si industri kryesore të Carinthia-së janë turizmi, elektronika, inxhinieria, pylltaria dhe bujqësia. Siemens dhe Philips kanë pjesë të mëdha në Carinthia.
Carinthia ka dy universitete: një shtetëror dhe një të shkencave të aplikuara.
Universitetet shtetërore
Universiteti i Klagenfurtit është universitet shtetëror i themeluar me 1970, që ndryshe njihet edhe si Alpe-Adria . Ka rreth 8000 studentë dhe rreth 700 personel . Në vete përmban disa fakultete: Humanizëm dhe shkenca sociale; menaxhment dhe ekonomi; studime ndërdisiplinore dhe vazhdim i edukimit; si dhe teknologji.
Studimet e doktoraturës mund të vazhdohen në shkenca sociale, shkenca natyrale, filozofi, shkenca teknike dhe ekonomike.
Për më shumë, vizitoni ueb faqen e universitetit: http://www.uni-klu.ac.at/main/inhalt/1.htm
Universitetet e shkencave të aplikuara
Carinthia ka dy universitete të shkencave të aplikuara dhe atë në Spittal an der Drau, Klagenfurt, Villach dhe Feldkirchen në Kärnten. Për më shumë, vizitoni ueb faqen e universitetit: http://www.fh-kaernten.at/en/
Reklamo në web faqën tonë! Kontakto në: marketing@infopika.com